Skip to main content

Puna Jonë

Projekti do të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të financave publike vendore, duke synuar forcimin e disiplinës financiare, përdordim eficent të burimeve dhe përmirësimit të shërbimeve publike në nivel vendor. Projekti do të mbështesë 61 bashkitë dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të përmirësuar proceset (i) Planifikimi strategjik dhe menaxhimi buxhetit; (ii) Menaxhimi të ardhurave; (iii) Kontrolli brendshëm, auditi brendshëm dhe raportimi financiar, si edhe (iv) forcimin e rolit të MFE në koordinimin dhe monitorimin e financave vendore.

Planifikimit strategjik dhe menaxhimi buxhetit

Ofron mbështetje teknike për bashkitë në përmirësimin e procesit të programit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor në drejtim të institucionalizimit të këtyre proceseve si dhe përmirësimin e cilësisë së buxhetimit të programeve.

Menaxhimi i të ardhurave vendore

Ofron mbështetje teknike në përmirësimin e planifikimit të të ardhurave të veta përfshirë edhe përmirësimin e performancës së administrimit të taksave lokale dhe analiza periodike krahasimore.

Kontrolli i brendshëm
/auditimi/raportimi financiar

Ofron mbështetje teknike për rritjen e kapaciteteve profesionale të njesive të qeverisjes vendore lidhur me ngritjen dhe/ose rritjen e efektivitetit të sistemit të kontrollit të brendshëm, përfshirë proçeset komplekse të punës, menaxhimin e risqeve kryesore, raportimin financiar dhe zgjerimin e fokusit dhe llojeve të auditimit të brendshëm.

Ministria e financave dhe ekonomisë

Forcimi i kapaciteteve të strukturave të MFE në lidhje me rolin e saj në koordinimin dhe monitorimin e proceseve të menaxhimit financiar publik në nivel vendor.

Shkëmbimi i njohurive
/Koordinimi mes bashkive

Ngritja e një mekanizmi për shkëmbimin e njohurve dhe përvojave më të mira mes bashkive në fushat e menaxhimit financiar.
 

Financat Lokale
në social media

Ju mund të na ndiqni në..



Mund të na kontaktoni në..