Komiteti Drejtues i Projektit “Financat Lokale” zhvilloi takimin e tij të parë për vitin 2021 ku u diskutua mbi aktivitetet e LF përgjatë dhe u miratua raporti përkatës i progresit.
Nën drejtimin e përfaqësueses se Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë njëkohësisht zv/ministrja znj. Adela Xhemali dhe z. Thomas Stauffer përfaqësuesi i SECO, në takim morën pjesë titullarë të institucioneve vendore nga 18 bashkitë partnere të fazës së parë në projekt si dhe perfqesues te institucioneve te tjera qendrore.
Ekipi i Projektit prezantoi progresin e projektit gjate vitit 2020 si edhe u trajtua vazhdimi i hapave të mëtejshëm te zbatimit te projektit. Pjesëmarrësit vlerësuan rezultatet e arritura dhe shprehën mbështetjen dhe angazhimin e tyre në zbatimin e aktiviteteve të tjera në vijimësi të rakorduara me prioritetet dhe planet e aktorëve kyç të përmirësimit të finaciave vendore.

