Skip to main content

Mbledhja e radhës me Komitetin Drejtues të Projektit "Financat Lokale"

Mbledhja e pestë e Komiteti Drejtues te Projektit “Financat Lokale” u zhvillua ne 30 Mars 2022. Në takim morën pjesë titullarë të institucioneve vendore, përfaqësues të bashkive partnere të fazës së parë të Projektit, si dhe perfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë e institucioneve të tjera qëndrore. Ekipi i Projektit prezantoi progresin e Projektit gjatë vitit 2021 si edhe u diskutua strategjia per fazën e dytë të Projektit (2022-2023).

Ne fazën e parë Projekti “Financat Lokale” ofroi asistencë direkte për 18 bashki. Ndërkohë që synimi dhe objektivat e Projektit në fazën e dytë nuk do të ndryshojnë, Projekti do ta shtrijë asistencën e vet tek të 61 bashkitë e vendit. Projekti do të vijojë të ofrojë asistencë direkte për një grup më të vogël bashkishë (12 prej tyre), ndërkohë që do të konsolidojë përpjekjet e veta për të mbështetur forcimin e kapaciteteve në të 61 bashkitë përmes një sërë mekanizmash dhe medotash të reja e inovative të ndarjes së njohurive midis bashkive. Projekti do të aplikojë një “qasje rajonale” për ofrimin e asistencës për të 61 bashkitë.

Pjesëmarrësit vlerësuan rezultatet e arritura dhe shprehën mbështetjen dhe angazhimin e tyre në zbatimin e aktiviteteve të tjera në vijimësi të rakorduara me prioritetet dhe planet e aktorëve kyç të përmirësimit të finaciave vendore.