Projekti Financat Lokale, në bashkëpunim me Shkollën e Trajnimit të Administratës Publike (ASPA) në datat 22 - 23 Nëntor 2023 organizuan trajnimin “Zhvillimi i Kontrollit të Brendshëm, Nëpërmjet Drejtimit me Fokus në Risk”.
Të ardhurat nga burimet e veta përbëjnë 51.3% të të buxhetit të pushtetit vendor. Në vetëm 5 bashki raporti shkon deri nga 55-82%, ndërkohë që në 26 bashkitë e vogla përgjithësisht që mbledhja e të ardhurave vendore është minimale nga 7%-20%, që i bën këto bashki të varura nga transfertat qeveritare.
Finalizimi i Paketës Fiskale dhe Parashikimit të të Ardhurave përbën një nga proceset më të rëndësishme në kuadrin e përgatitjes së buxhetit vjetor 2024 dhe afatmesëm (PBA)në nivel vendor.
Projekti Financat Lokale në bashkëpunim me Drejtorinë e Financave Vendore/Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë organizoi më datë 31 tetor një takim pune me drejtoritë respektive të Financës/Buxhetit të nëntë bashkive Berat, Devoll, Elbasan, Lezhë, Lushnje, Korçë, Gjirokastër, Përmet dhe Mirditë që po ndjekin metodologjinë e re të përga
Në vazhdim të ciklit të trajnimeve të audituesve të brendshëm, në datat 19 – 21 Qershor, Ekipi i Projektit “ Financat Lokale” i financuar nga SECO/ Qeveria Zvicerane në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë zhvilluan në Gjirokastër trajnimin 3 ditor të Audituesve të Brendshëm të 11 Bashkive të rajonit.
Burimet nga të ardhurat vendore janë të rëndësishme si një mënyrë për financimin e një pjese të shpenzimeve vendore dhe për vendosjen e një shkalle llogaridhënieje ndaj qytetarëve lidhur me vendimet e bashkisë për kryerjen e shpenzimeve.
Është viti i tretë që njësitë e vetëqeverisjes vendore raportojnë rregullisht mbi statusin e vështirësive financiare si dhe monitorohen ngushtë nga MFE, gjë që ka sjellë dhe një vëmendje të shtuar për përmirësimin e raportimit financiar në nivel vendor.
Javën e kaluar u zhvillua në Tiranë takimi mbi metodologjinë e re të përgatitjes, zbatimit dhe raportimit të buxhetit me nënkryetarët dhe drejtuesit e financës së bashkive Lezhë, Berat, Elbasan, Lushnje, Devoll dhe Përmet.
Para pak ditësh u zhvillua mbledhja e gjashtë e Komitetit Drejtues të Projektit “Financat Lokale”.
Zbatimi i metodologjise se re e buxhetimit në nivel produkti u diskutua në takimin teknik konsultativ organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nën asistencën e projektit “Financat Lokale” me 3 bashkitë pilot Mirditën, Korçën dhe Gjirokastrën.