Skip to main content

MBAHET MBLEDHJA E KOMITETIT DREJTUES TË PROJEKTIT “FINANCAT LOKALE”

Vijon përkushtimi për forcimin e financave publike vendore dhe rritjen e kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore.
Projekti "Financat Lokale" në fazën e dytë të implementimit (2024-2028) në partneritet me Ministrinë e Financave, ASPA, AMVV, SHAV dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore synon të prodhojë rezultate të dukshme në rritjen e të ardhurave vendore, përmirësimin e menaxhimit buxhetor dhe forcimin e kontrollit të brendshëm, auditimit dhe raportimit financiar që nxisin transparencën financiare.

Ky bashkëpunim dhe përpjekjet e përbashkëta kanë sjellë përparime të prekshme në proceset e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të financave vendore, duke garantuar një menaxhim më efiçient dhe të qëndrueshëm.

Së bashku, po ndërtojmë një sistem financiar lokal më të fortë dhe më transparent!

Faleminderit të gjithë partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë. Një falënderim i veçantë për Qeverinë Zvicerane dhe SECO për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në këtë rrugëtim.