“Drejtimi i suksesshëm dhe Lidershipi”, trajnimi i organizuar nga ASPA, “Financat Lokale” dhe “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ka vazhduar me modulin e dytë, në datat 16-17 nëntor në qytetin e Durrësit.
Trajnimi i përfaqësuesve të trupës së menaxhimit të lartë të institucioneve të qeverisjes vendore, pjesë e një programi prej 5 modulesh, ka trajtuar tema si “Modeli i Integritetit të Drejtuesit Virtuoz”, “Perspektivat e drejtimit të bazuar në vlera”, “Qasjet e Drejtimit të fokusuara në Influencë”, apo “Krijim i modelit të drejtimit në qeverisjen vendore dhe menaxhimi i ndryshimit”.
Trajnuesit me shumë eksperiencë, Indrit Pusteci dhe Katalina Pallai, i kanë organizuar seancat e këtij moduli të dytë në formën e bashkëbisedimit dhe pjesëmarrjes aktive të përfaqësuesve të bashkive, si dhe me ushtrime e shembuj praktikë nga përditshmëria e funksioneve që ata mbulojnë.
Moduli i tretë dhe i katërt (pjesa e parë): 1-2 Dhjetor 2022;
Moduli katërt (pjesa e dytë) dhe i pestë: 13-14-15 Dhjetor 2022.