• Të ardhurat e veta 44.4 miliard lekë ose 27% më shumë se 2023, burim ky që mbulon 53% të shpenzimeve vendore 2024.
• Të ardhurat e veta vendore 2024 janë 5.7% të të ardhurave publike dhe 1.7% e PBB-së.
• 50 bashki rritje dhe 11 bashki rënie, të të ardhurave të veta vendore krahasuar me 2023. Bashkitë me rënie të të ardhurave të veta janë nën 50 mijë banorë.
• Përmirësimi i menaxhimit financiar krijoi 5.5 miliard lekë (ose 8.1%) më shumë shpenzime krahasuar me një vit më parë, ndërkohë vetëm 8 bashki kanë rënie të shpenzimeve.
• Buxheti vendor në 45.7% të shpenzimeve ka mbuluar kostot e personelit dhe vetëm 19.5% për investime publike.