Vazhdon mbështetja e projektit "Financat Lokale" për Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shtetit për Pushtetit Vendor. Pjesë e kësaj mbështetje ishte takimi me ekspertë të menaxhimit financiar në nivel vendor lidhur me reformën e pagave dhe formulën e transfertës së pakushtëzuar.
Përmirësimi i mekanizmit të pagave në nivel vendor përmes rritjes së elementëve të pagave dhe përfshirja e treguesve të performancës së bashkive në formulën e shpërndarjes së transfertës së pakushtëzuar, janë masa të cilat synojnë të nxisin përmirësimin e shërbimeve publike në nivel vendor. Në këtë takim, u konfirmuan:
• Angazhimi që bashkitë të përfitojnë nga rritja e pagave brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2024;
• Shtimin e një elementi të ri performance në formulën e transfertës së pakushtëzuar që mbështetet mbi taksat vendore dhe burimet njerëzore.
Projekti "Financat Lokale" do të vazhdojë mbështetjen intensive në forcimin e kapaciteteve të bashkive në menaxhimin financiar.