Në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore/ SHAV, Projekti "Financat Lokale", organizoi në datën 14 Prill, një tryezë konsultimi teknik të një projekt-udhëzimi që synon përcaktimin e uniformitetit minimal të standarteve procedurale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të taksave e tarifave vendore.
Zyrtarë vendore, me eksperiencë në menaxhimin e të ardhurave, të 9 Bashkive të tipologjive të ndryshme, ndanë sëbashku opinione teknike dhe ofruan sugjerime e rekomandime të vlefshme në lidhje me projektin e paraqitur duke theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me agjensi të qeverisjes qendrore, që kanë përgjegjësi ligjore në procesin e mbledhjes së detyrimeve të papaguara.
Një version i përmirësuar i draft-udhëzimit, me rekomandimet nga fokus-grupi, do t’i paraqitet së shpejti Ministrisë së Financave.
Ky draft-udhezim është pergatitur në kuadrin e mbështetjes teknike që projekti i Qeverisë Zvicerane/SECO "Financat Lokale" jep për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE) për të forcuar proçeset e Menaxhimit Financiar Publik (MFP) në nivel vendor për rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të ardhurave; formulimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit; si dhe kontrollin e brendshëm dhe auditin.