Skip to main content

MIRADMINISTRIMI I BORXHIT TATIMOR - INSTRUMENT I RËNDËSISHËM NË RRITJEN E TË ARDHURAVE VENDORE

Sesion trajnimi për të fuqizuar proceset dhe përmirësuar  aftësitë teknike të administratës tatimore vendore në administrimin e borxhit tatimor

Seminari  për “Çështje të rëndësishme të Administrimit të Borxhit Tatimor në Nivel Vendor” organizuar nga Projekti “Financat Lokale” me 25 Mars, mblodhi se bashku 39 specialistë të të ardhurave vendore të Bashkive Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër, Durrës, Tropojë, Peshkopi, Lushnjë, Kavajë, Berat, Dimal, Devoll, Gramsh, Përmet  e Gjirokastër. Me fokus në ndryshimet më të fundit ligjore dhe hapat procedurale për tu ndjekur për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, në aktivitet u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me analizën e rriskut në mbledhjen e borxhit tatimor, rolin e përgjegjësite e agjentit tatimor në mbledhjen e detyrimeve si dhe nevojën për sigurimin e uniformitetit minimal të standarteve procedurale në nivel vendor.  Për të fuqizuar proceset dhe aftësitë teknike të administratës tatimore vendore në administrimin e borxhit tatimor, ekipi i Projektit ka përgatitur një model Manuali/rregullore pune për këtë funksion i cli duhet të adoptohet në vijim si pjesë e rregulloreve të brëndshme të bashkive.