Skip to main content

Rreth Projektit

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmisimin e manaxhimit të financave publike vendore (MFPV) në shqipëri dhe të mundësojë një disiplinë financiare, përdordim eficent të burimeve publike dhe të përmisojë shërbimet publike. Për këtë qëllim, projekti është duke mbështetur 61 bashkitë e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të zhvilluar dhe për të aplikuar proceset e MFP për të pasur të ardhrua më të alrta, për të formuluar një buxhet pranë nevojave dhe për ta ekzekutuar dhe monitoruar atë, sikundër edhe për ta kontrolluar dhe audituar.

Projekti është i strukturuar në tre komponentë.

Komponenti 1: Mbështetja e bashkive për të përmisuar kapacitete dhe sistemet e tyre PFM.
Nën komponentin e parë, prjkti mund të arrijë të gjitha bashkitë në stad përqasjeje me qëllim që të përmisojnë MFPV e tyre dhe kapacitet në tre bashkësi kyçe:
  (i) Planifikimi strategjik dhe manaxhimi buxhetit,
 (ii) Menaxhimi të ardhurave,
(iii) Kontrolli brendshëm, auditi brendshëm dhe raportimi financiar.


Komponenti 2: Forcimi shkëmbimit të dijeve mes bashkive
Përmes komponentit të dytë, ‘Financat Lokale” si projekt do të mbështesin shpërndarjen e dijes përmes procesit “peer-to-peer” dhe iniciativave ku praktika e mirë përcaktohet në mënyrë të tillë që bashkitë të ndajnë dijen me bashkitë e tjera. Një qasje e tillë fizibile për implementimin e Komponentit të dytë ka nisur të zhvillohet nga ekipi LF. Në bashkëpunim me palët e interesit, projekti do të vendosë një kornizë të mirëpërcaktuar të dijeve për t’u shkëmbyer dhe mjeteve të tjera të mësuarit nga kolegët në mënyrë që të zhvillohen kapaictete të qendrueshme mes bashkive dhe palëve të tjera të itneresit në MFP të lidhrua me pushtetin vendor.

Komponenti 3: Fuqizimin e kapaciteteve të MFE në qasjen ndaj MFP vendore
Komponenti i tretë ka për qëllim mbështetjen e MFE në fuqzimin e kapaciteteve të saj në qasjen ndaj MFP të pushtetit vendor. Ekipi i projektit i mundëson atyre mbështetje dhe këshilla për departamente të ndryshme brenda MFE për të zhvilluar mekanizma dhe procedura për të monitoruar implementimin e ligjeve të reja mbi Financat Lokale dhe për të siguruar një shkëmbim të mëtejshëm të informacionit tek bashkitë.
Në fazën e parë (Shtator 2018 deri në Dhjetor 2021) ne do të fokusohemi në një grup prej 18 bashkive (fillimisht e nisim me 15) që do të jenë pilot  duke u bazuar në një Plan Aksioni Reformues që do të përgatitet për secilën prej tyre.
Në fazën e dytë (Janar 2022 deri në Dhjetor 2023), suporti do të kalojë për 61 bashkitë. Zonat specifike të suportit në këtë fazë të dytë do të jenë të përcaktuara në bazë të nevojave të bashkisë por gjithashtu edhe në bazë të eksperiencës së marrë nga grupi i parë i bashkive. Platforma e shkëmbimit të dijeve për t’u zhvilluar nën komponentin e dytë do të jetë mjeti kryesor për të përmbushur asistencën gjatë fazës përfundimtare.