Në vazhdim të asistencës teknike për të fuqizuar proceset dhe aftësitë teknike të administratës tatimore vendore në administrimin e borxhit tatimor, ekipi i Projektit Financat Lokale po zhvillon një seri trajnimesh në Bashkitë partnere për të plotësuar më mirë nevojat specifike që këto bashki kanë në procesin e disiplinimit të mbledhjes së detyrimeve të prapambetura/borxhit tatimor.
Diskutime interaktive u zhvilluan gjatë seancave të trajnimit në Bashkitë Pogradec, Gramsh, Tropojë e Shkodër ku rreth 40 zyrtarë vendorë të departamenteve të të ardhurave u asistuan direkt se si të përshtasin modelin e Manualit të Punës të përgatitur më herët nga ekipi i projektit për këtë qëllim.
Çështje specifike të trajtuara gjerësisht nga ekipi i projektit si: përparësitë në hapat proceduriale për tu ndjekur bazuar në analizën e riskut, regjistri i debitoreve, përgjegjësitë e strukturës së borxhit, adresimi i problematikave të identifikuara nga strukturat e auditimit, nxitën diskutime të pjesmarrësve në këto takime. Tema me interes përfshinë çështje të taksës së ndërtesës, bazës së saj të të dhënave, komunikimit ndërinstitucional, agjentit tatimor dhe tarifës së përdorimit të hapësirës publike.
Në periudhën në vazhdim, ekipi i projektit do të ofrojë asistencën teknike për Bashkitë partnere në çështjet e përmendura më lart, me të gjitha format, përfshirë metodat online dhe atë të dedikuar sipas nevojave specifike të çdo partneri.