Në vijim të aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve të Njwësive të Vetqeverisjes Vendore në përmirësimin e administrimit të taksës së pasurisë së paluajtshme/ndërtesë, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë/MFE në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Vlorë, Projektin “Financat Vendore” mbeshtetur nga SECO/Qeveria Zvicerane, dhe ProTax Albania, i financuar nga SIDA/Qeveria Suedeze, organizuan workshopin me temë “Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, çështje të administrimit dhe mbledhjes, regjistri qëndror i të dhënave/ Kadastra Fiskale”.
Në këtë takim, që u organizua në Vloreë me 10 Mars, drejtues e specialistë të drejtorisë së Taksave të Bashkisë Vlorë, ngritën dhe diskutuan me ekspertet e DPTP dhe të dy projekteve çështje kritike që afektojnë bazën e të dhënave që është një nga elementet kyç të ndërtimit të regjistrit qëndror të të dhënave të pasurisë së paluajtshme ndërtesë/kadastra fiskale. Problematika të regjistrimit në terren dhe impaktit në të ardhurat bashkiake u trajtuan gjerësisht. Një version më i përmirësuar i kadastres fiskale, nga pikpamja e ndërveprimit me databaza të tjera nëpërmjet AKSHI-t, popullimit dhe disa funksionaliteteve u prezantua gjatë ëorkshopit. Bashkia Vlorë është angazhuar si pjesë e grupit të bashkive ku po pilotohet implementimi i Kadastres Fiskale, për qëllime të përmirësimit të përformances nga taksa e pasurisë së paluajtshme/ndërtesë, që përbën një zë të rëndësishëm të buxheteve bashkiake.