Skip to main content

Konferenca kombëtare “Sistemi i Kontrollit të brendshëm si një nga shtyllat kryesore në mirëmanaxhimin e financave publike”

Projekti "Financat Lokale" dhe Ministria e Financave dhe Ekonomise bashke-organizuan sot konferencen kombetare “Sistemi i kontrollit të brendshëm si një nga shtyllat kryesore në mirëmenaxhimin e financave publike”, me pjesëmarrjen e mbi 100 përfaqësuesve nga institucionet publike qëndrore dhe vendore. Konferenca u pershendet  nga Zj. Delina Brahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomise, e ndjekur nga Z. Adrian Maître, Ambasadori i Qeverisë Zvicerane në Shqipëri dhe Kryetari i Bashkise Tirane, Z. Erion Veliaj.

Konferenca u fokusua ne progresin e institucioneve Shqiptare  në fushën e Kontrollit të Brendshëm dhe kontabilitetit në sektorin publik, përmirësimi i kuadrit rregullator të fushës dhe mbështetja e MFE për institucionet publike. Gjithashtu u prezantua vlerësimi i performancës dhe cilësisë së sistemit të kontrollit të brendshëm të njësive të qeverisjes së përgjithshme nga MFE, si dhe zhvillimet e fundit ne keto fusha. Ekipi i Projektit "Financat Lokale" pati mundesine te ndante me pjesmarresit pervojen e deritanishme me njësite vendore në fushën e kontrollit, auditimit te brendshëm dhe raportimit financiar, shoqëruar me rekomandimet perkatese per permiresimin e ketyre proceseve ne vijim.

Aktualisht Ministria e Financave dhe Ekonomise është në proces rishikimi të kuadrit ligjor në fushën e kontrollit të brendshëm, i cili do të pasohet me diskutime në bazë të gjerë në nivel institucional dhe me të gjithë grupet e interesit.