Skip to main content

MBLEDHJA E RADHËS ME KOMITETIN DREJTUES TË PROJEKTIT "FINANCAT LOKALE"

Para pak ditësh u zhvillua mbledhja e gjashtë e Komitetit Drejtues të Projektit “Financat Lokale”. Në takim morën pjesë titullarë të institucioneve vendore, përfaqësues të bashkive, Shoqatës së Bashkive për Autonomi Vendore si dhe përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Agjensisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore/MB dhe Shkollës së Administratës Publike (ASPA). Mbledhja u bashkëdrejtua nga përfaqësues të Qeverisë Zvicerane/SECO (z. Patrik Meier) dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë (zv. Ministre znj. Adela Xhemali). Ekipi i Projektit prezantoi progresin e Projektit gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2022, arritjet që nga fillimi i projektit si edhe objektivat e sfidat për periudhën në vazhdim. Kjo fazë përkon me zgjerimin e shtrirjes së projektit në të gjitha 61 bashkitë, mbështetur në  një “qasje rajonale” të ofrimit të asistencës. Ekipi i Projektit ka konsoliduar përpjekjet e veta për të mbështetur fuqizimin e kapaciteteve të NJVV-ve përmes një sërë mekanizmash dhe medotash inovative të ndarjes së njohurive ku bashkëpunimi i ngushtë me ASPA-n zë një vend të veçantë. Pjesëmarrësit vlerësuan rezultatet e arritura dhe shprehën angazhimin e tyre në bashkëpunimin e ndërsjelltë për zbatimin e aktiviteteve në vijimësi, të rakorduara në përputhje me prioritetet dhe strategjinë e qeverisjes vendore për përmirësimin e menaxhimit të financave publike vendore.