Ky trajnim vjen në vijim të ciklit të trajnimeve për grupet e menaxhimit të riskut të bashkive partnere të projektit Financat Lokale, ku morrën pjesë koordinatorët të riskut të bashkisë Vlorë.
Mbi 17 koordinatorë risku të drejtorive dhe njësive të vartësisë të bashkisë janë njohur me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira në fushen e menaxhimit të risqeve bazuar në objektivat dhe proceset e punës së organizatës; mbi metodat që përdoren për identifikimin, vlerësimin deri në ndërtimin dhe monitorimin e planeve për menaxhimin e risqeve.
Trajnimi vazhdon me mbështetjen online dhe takime të dedikuara me koordinatorët e riskut për hartimin e manualeve të procedurave të punës deri ne përfundimin e planeve të menaxhimit për risqet kryesore të identifikuara dhe vlerësuara gjatë procesit.

