Trajnimi rajonal i Audituesve të Brendshëm të Bashkive të zhvilluar në Vlorë ne datat 3- 5 Nentor 2021 shënon përfundimin e një serie trajnimesh të suksesshme mbi baza rajonale të mbi 115 audituesve të brendshem të gjithë bashkive të vendit. Trajnimet u organizuan nga Ekipi i Projektit “ Financat Lokale” i financuar nga SECO/ Qeveria Zvicerane në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë me fokus Auditimin mbi bazë risku të procesit të menaxhimit te pronave dhe aktiveve të tjera të bashkisë.
Në ditën e parë të trajnimeve u prezantuan dokumentet që duhet të miratojë dhe zbatojë menaxhimi i bashkisë lidhur me procesin e rëndësishëm të menaxhimit të aktiveve vendore dhe planet e trajtimit të risqeve të lidhura me to. Theksi u vu tek roli i audituesit të brendshëm për të sjellë vlerë të shtuar në bashkinë ku ai bën pjesë, duke balancuar sherbimet e keshillimit për menaxhimin nga njera ane dhe dhënien e sigurise objektive nga ana tjetër tek menaxheret ekzekutive dhe kryetari nese veprimet dhe rezultatet jane në pajtim me rregulloret, nëse këto te fundit janë të përshtatshme për arritjen e objektivave dhe nëse janë zbatuar apo jo sic duhet. Pavaresia e AB nënkupton pavaresinë brënda bashkisë, por jo pavaresinë nga bashkia për shkak se jane pjese e vetë organizatës.
Në ditët pasuese u prezantuan procedurat që ndiqen në fazën e planifikimit strategjik dhe operacional për të përfshirë faktorët e riskut, si përcaktues të gjithë punës audituese që vjen më pas, deri në adresimin e rekomandimeve tek Kryetari dhe subjektet e audituara. Duke e orientuar punën audituese në çështje që shqetësojnë realisht si menaxhimin ashtu edhe perfituesit e sherbimeve vendore, vlera e shtuar e auditimit te brendshëm rritet edhe më shumë në dobi të të gjitha palëve. Grupet tematike, me mbështetjen e ekspertëve të projektit, trajtuan raste të ndryshme studimore të lidhura ngushtë me praktikën që nga planifikimi i auditimit deri në komunikimin e rekomandimeve tek menaxhimi i bashkisë për përmirësimin e procesit të menaxhimit të aktiveve dhe propozimin e masave shtese per trajtimin e risqeve të lidhura. Aktiviteti u shoqërua edhe me shkëmbimin e ideve dhe rasteve që hasen në punën e përditshme nga audituesit.

