Skip to main content

PËRMBYLLET CIKLI I WORKSHOPEVE RAJONALE PËR TRAJTIMIN E RISQEVE NË PLANIFIKIMIN DHE ADMINISTRIMIN E TË ARDHURAVE VENDORE

A janë bashkitë gati të adoptojnë praktikat për trajtimin e risqeve në planifikimin dhe administrimin e të ardhurave vendore, si një kërkesë ligjore ?

Mbas trajnimeve në Gjirokastër, Elbasan, Vlorë, Tiranë, Korçë dhe Kukës, Shkodra ishte stacioni i fundit i ciklit prej 7 trajnimesh rajonale të organizuara nga ekipi i projektit "Financat Lokale".

Në takim u prezantuan dhe sqaruan çështje të veçanta mbi risqet kryesore që rrjedhin në procesin e mbledhjes së të ardhurave nga taksat dhe tarifat dhe ecurinë e zbatimit të masave shtrënguese në administrimin/mbledhjen. Çështjet e trajtuara kontribuan në përmirësimin e draft-manualeve të përgatitura më herët nga ekspertët e projektit, të cilat iu shërbejnë Bashkive si dokument shoqërues  mbi analizën e risqeve fiskale dhe masave mbrojtëse në procesin e përgatitjes së PBA-së dhe projektbuxhetit vjetor.