Skip to main content

PËRMBYLLET SERIA E TRAJNIMEVE ME TEMË: "DREJTIMI I SUKSESSHËM DHE MENAXHIMI I NDRYSHIMIT"

Përmbyllet me sukses trajnimi mbi lidershipin, organizuar nga projekti “Financat Lokale”, ASPA dhe mbështetur nga projekti “Bashkitë për në Evropë”.
Në datat 13-14 Dhjetor është zhvilluar moduli i fundit i seancave të trajnimit “Mbi drejtimin e suksesshëm dhe menaxhimin e ndryshimit”.
Trajnimi i përfaqësuesve të trupës së menaxhimit të lartë të institucioneve të qeverisjes vendore, pjesë e një programi prej 5 modulesh, u zhvillua përgjatë muajve nëntor-dhjetor 2022.
 
Ndër temat e trajtuara ishin:

• Modeli i zinxhirit krahasues të qasjeve dhe teorive
• Faktorët që shfaqen në teoritë kryesore të drejtimit
• Organizata dinamike si edhe menaxhimi strategjik
• Stilet e drejtimit dhe shembuj praktik të tyre
• Karakteristikat e drejtimit karizmatik.
• Përshtatja e situatave të ndryshme me stilet e drejtimit me qëllim optimizimin e suksesit të qeverisjes.

Në fund të trajnimit, u organizua dhe ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave për drejtuesit e lartë të intstitucioneve vendore.