Skip to main content

SERIA E TRAJNIMEVE ME TEMË: "DREJTIMI I SUKSESSHËM DHE MENAXHIMI I NDRYSHIMIT"

Projekti “Financat Lokale”, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike dhe Projektin “Bashkitë për në Evropë”, organizuan trajnimin me temë “Drejtimi i suksesshëm dhe menaxhimi i ndryshimit”!

Në datat 2-3 nëntor 2022, përfaqësues të trupës së menaxhimit të lartë të institucioneve të qeverisjes vendore, ishin pjesë e modulit të parë, të këtij programi, i cili përbëhet nga 5 module.

“Kuptimi në praktikë i drejtimit dhe rolit drejtues, si dhe drejtimi e menaxhimi i ndryshimit”, ishin temat e trajtuara gjatë modulit të parë.

Programi përbëhet nga 10 tema që do të jenë të grupuara në 5 module. Çdo modul do të trajtohet në një trajnim 2-3 ditor. 

Moduli i dytë: 16-17 Nëntor 2022;
Moduli i tretë dhe i katërt (pjesa e parë): 30 Nëntor-1-2 Dhjetor 2022;
Moduli katërt (pjesa e dytë) dhe i pestë: 13-14-15 Dhjetor 2022.