Zbatimi i metodologjise se re e buxhetimit në nivel produkti u diskutua në takimin teknik konsultativ organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nën asistencën e projektit “Financat Lokale” me 3 bashkitë pilot Mirditën, Korçën dhe Gjirokastrën.
Ekspertëve të Projektit Financat Lokale, Drejtorisë së Financave Vendore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, me Bashkitë dhe Degët e Thesarit, diskutuan lidhur me:
• Kodifikimin e produkteve dhe programeve në buxhetin e vitit 2023 sipas qasjes së re;
• Detajimin e fondeve sipas strukturës buxhetore;
• Ekzekutimi i realizimit të buxhetit.
Takimi dakortësoi detajet teknike për të reflektuar metodologjinë e re në procesin e ekzekutimit të buxhetit 2023.