Skip to main content

TAKIM PUNE MBI METODOLOGJINË E RE TË PËRGATITJES SË PBA 2024-2026 DHE BUXHETIT VJETOR 2024

Projekti Financat Lokale në bashkëpunim me Drejtorinë e Financave Vendore/Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë organizoi më datë 31 tetor një takim pune me drejtoritë respektive të Financës/Buxhetit të nëntë bashkive Berat, Devoll, Elbasan, Lezhë, Lushnje, Korçë, Gjirokastër, Përmet dhe Mirditë që po ndjekin metodologjinë e re të përgatitjes së PBA 2024-2026 dhe Buxhetit Vjetor 2024.
Në këtë takim u diskutua lidhur me:

-Rëndësinë që ka vazhdimi i implementimit të metodologjisë së re në hartimin e Buxhetit Vjetor 2024.
-Formatet e reja që do të përdoren nga bashkitë në hartimin e buxhetit Vjetor 2024.
-Përfitimet e bashkive nga metodologjia e re që përmirëson cilësinë e informacionit fiskal, ndërkohë që ul numrin dhe rrit madhësinë e programeve buxhetore, duke siguruar një efektivitet dhe fleksibilitet më të lartë në përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit.
-Rëndësinë që ka hartimi i paketës fiskale në menaxhimin e risqeve të buxhetit.