Skip to main content

TRAJNIM MBI ZBATIMIN E METODOLOGJISË SË RE TË PBA 2026-2028

Projekti "Financat Lokale" dhe Ministria e Financave zhvilloi një trajnim të dedikuar me bashkitë e reja që po zbatojnë Metodologjinë e Re të Hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026-2028. Këto bashki i shtohen grupit të 12 bashkive që e kanë filluar këtë proces në vitet e mëparshme.

Në trajnim morën pjesë bashkitë Mat, Fushë-Arrëz, Skrapar, Patos, Delvinë, Shijak, Fier dhe qarqet Shkodër, Gjirokastër dhe Korçë.

Ky trajnim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e kapaciteteve vendore, rritjen e transparencës dhe efikasitetit në menaxhimin e financave publike.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt buxhetimit më të mirë, më transparent dhe më pranë qytetarëve!