Skip to main content

TRAJNIM RAJONAL:  " ÇËSHTJE TË PAKETËS FISKALE DHE PARASHIKIMIT TË TË ARDHURAVE PËR BUXHETIN 2022- NË NIVEL VENDOR"

Çështje të Paketës Fiskale dhe Parashikimit të të Ardhurave për Buxhetin 2022, bëri bashkë në Pogradec në 18 Nëntor 2021, 23 zyrtarë të 9 Bashkive të rajonit jug-lindor, në një workshop rajonal të organizuar nga ekipi i projektit "Financat Lokale" financuar nga Qeveria Zvicerane/SECO.

Identifikimi dhe menaxhimi i risqeve në realizimin e të ardhurave si dhe rëndësia e evidentimit të borxhit tatimor në integritetin e parashikimit të të ardhurave ishin në fokus të çështjeve të trajtuara. Në këtë takim, përfaqsuesit vendorë ballafaquan problematikat aktuale me  ekspertë të Ministrisë së Financave/Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, prezent në takim, në lidhje me bazën e taksueshme dhe rëndësinë e  cilësisë së të dhënave për taksën mbi pasurinë e paluajtshme/ndërtese, si një potencial i rëndësishëm i të ardhurave të veta të NJVV. Diskutime të vlefshme u zhvilluan nga pjesëmarrësit rreth prezantimit e ndarjes së experiencës së Bashkisë Korçë në administrimin e detyrimeve të prapambetura.