Për të plotesuar më mirë nevojat specifike që Bashkitë partnere, kanë në procesin e disiplinimit të mbledhjes së detyrimeve të prapambetura/borxhit tatimor, dhe në vazhdim të asistencës teknike për të zbatuar procedurat ligjore të përmbledhura qartazi në draft-manualin e përgatitur më herët nga LFP/SECO -project. Javën qe shkoi, në datat 1 dhe 2 Korrik 2021, ekipi i Projektit të Financave Lokale zhvilloi seanca trajnimi në Bashkitë në Jug të vendit: Gjirokastër e Sarandë.
20 zyrtarë vendorë të Departamenteve të të Ardhurave u asistuan direkt në lidhje me përparësitë në hapat proceduriale bazuar në analizën e riskut, përgjegjësitë e strukturës së borxhit tatimor, adresimi i problematikave të identifikuara nga strukturat e auditimit, regjistri i debitorëve, si dhe çështje të tjera lidhur me taksën e ndërtesës, komunikimit ndërinstitucional, bizneset sezonale, agjentin tatimor.
Vëmendje e veçantë iu kushtua identifikimit dhe vlerësimit të risqeve ( për çdo taksë/tarifë) si dhe mekanizmave për zbutjen e tyre për arritjen e objektivave në të ardhurat.
Siç u ra dakord me pjesëmarrësit, një "follow-up asistence" e dedikuar për çështje dhe nevoja specifike të Bashkive partnere, si edhe për të adresuar problematika të ndryshme që hasen gjate procesit të administrimit/ mbledhjes së të ardhurave, do të zhvillohet në periudhën në vazhdim.

