Në Kukës me përfaqësues të 4 bashkive të Kukës, Has, Tropojë si edhe Mirditë për të diskutuar e ndarë eksperienca në identifikimin dhe menaxhimin e risqeve kryesore që cënojnë parashikimin realist të të ardhurave dhe mbledhjen e tyre. Pjesëmarrësit trajtuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional me agjensi të qeverisjes qendrore që kanë përgjegjësi ligjore në administrimin e mbledhjen e detyrimeve bashkiake si dhe adresimin e çështjeve të veçanta në Udhëzimin e përbashkët MFE- MB, Nr.17 dt 20.6.2022.
Ky ishte workshop-i i 6 në ciklin e aktiviteteve në bazë rajonale që ekipi i Financave Lokale organizoi me të gjitha bashkitë e vendit, në mbështetje të përmirësimit të menaxhimit të të ardhurave vendore mbi bazë risku.
Në përfundim, 61 Bashkitë do të pajisen me draftet e kompletuara të dy dokumenteve kryesore : Manualit të Proceseve dhe Regjistrin e Risqeve Kryesore të cilat kontribuojnë direkt në qasjen e re të menaxhimit të të ardhurave mbi bazë risku, si faktor kryesor për përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm në çdo Bashki.