Komponenti i tretë synon të mbështesë MFE për të forcuar kapacitetet për ushtrimin e funksioneve që lidhen me rolin e saj në koordinimin dhe monitorimin e proçeseve të manaxhimit financiar publik në nivel vendor. MFE duhet të sigurojë një zbatim të qëndrueshëm të proçedurave të MFP në të gjitha bashkitë. Ndërsa ligji i ri për Financat Vendore ka vendosur bazat, MFE ka nevojë për mekanizma efektive për të monitoruar zbatimin e ligjit dhe të sigurojë një shpërndarje të njëtrajtshme të informacionit për të gjitha bashkitë. Në të njëjtën kohë, MFE duhet të sigurojë që bashkitë nuk kanë prioritete e funksione të pambuluara me financime, gjë që mund të sjellë mos kryerjen ose ofrimin e shërbimeve publike jo në cilësinë e kërkuar.
Nje fokus i veçantë në mbështetjen e Projektit për MFE do të ketë rritja e kapaciteteve analitike dhe një sistemi per analizat e statistikave financiare vendore, analiza e veshtiresive financiare dhe monitorimin e tyre.