Skip to main content

Diskutim i frytshem në Gjirokastër me drejtuesit dhe specialistët e të ardhurave vendore të bashkive të rajonit jugor të Shqiperise për  “Identifikimin dhe menaxhimin e risqeve në administrimin e të ardhurave vendore”.

Përfaqësues të gjashtë bashkive të rajonit jugor të Shqipërisë u mblodhën në Gjirokastër në datën 17 Mars së bashku me përfaqësuesit e ekipit të projektit “Financat Lokale, SECO” për të diskutuar mbi procesin e menaxhimit të të ardhurave vendore me fokuss risqet kryesore që cënojnë parashikimin realist të të ardhurave dhe mbledhjen e tyre.

Gjatë diskutimit të risqeve për mbledhjen e të ardhurave, një vend të vecantë zuri detyrimi i personave fizike dhe juridike për pagesën e taksës së pasurisë së paluajtshme dhe procedurat përkatëse që duhet të ndjekë bashkia për identifikimin e personit përgjegjës (pronari dhe përdoruesi i pasurisë) me qëllim realizimin e mbledhjes së detyrimit në kohën dhe masën e duhur.

Më tej u vazhdua me analizën e risqeve të lidhura me përdorimin e agjentit tatimor nga bashkia, që konkludoi me përcaktimin e mënyrës institucionale të caktimit të agjentit, te drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta që duhet të jenë në marrëveshjen e shërbimit midis palëve, dhe masat shtesë që mund të  ndjekjë drejtuesi i të ardhurave vendore gjatë zbatimit të marrëveshjes.