Skip to main content

Trajnim i EMP për Planifikimin e Performancës së Programit Buxhetor (07/04/2021)

Sot filloi procesi i trajnimit të Ekipeve të Menaxhimit të Programeve (EMP), në kuadër të procesit të planifikimit të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2022-2024. Ky trajnim me nivelet teknike vijon serinë e trajnimeve të niveleve të larta menaxheriale që u zhvilluan gjatë muajit Mars.

 

Në trajnimin që po organizohet mbi baza rajonale, sot morën pjesë rreth 75 drejtues dhe anëtarë të EMP-ve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarqeve Lezhë, Kukës, dhe Dibër. Tematikat e trajnimit, që ishte i pari për pjesëmarrësit në këtë fushë, orientohen nga fazat specifike të kalendarit të përgatitjes së PBA, dhe konsistuan në dy çështje kryesore:

 

së pari,  Proçesi, roli dhe përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm në proçesin e përgatitjes së PBA, ku theksi u vu tek sfidat që paraqet roli i ri i stafeve teknike në proçesin buxhetor; dhe

së dyti, aspektet konceptuale të programeve buxhetore, definimi i qëllimeve te politikave qe lidhen me funksionet që mbulon një program i caktuar buxhetor, objektivat specifike per 3 vitet e PBA-se, produket dhe shërbimet konkrete që duhen realizuar për arritjen e tyre, si edhe treguesit përkatës të performancës.

 

Ky trajnim do të vazhdojë në mënyrë masive e rajonale për të 12 qarqet dhe të gjitha 73 njësitë e qeverisjes vendore (bashki dhe keshillat e qarqeve), per tu vazhduar me trajnimet e fazës se dytë në fillim te Majit që do të fokusohen në procedurat e planifikimit të shpenzimeve të programit buxhetor. 

 

Materialet në lidhje me trajnimin: