Skip to main content

Trajnimi për Menaxhimin e Riskut

Në vijim të asistencës për përmirësimin e sistemeve te menaxhimit dhe kontrollit në institucionet vendore, ekipi i projektit Financat Lokale ka filluar diten e djeshme, më datë 30 Janar 2021, trajnimin e koordinatorëve të riskut të bashkisë Gramsh.
Ky event është pjesë e ciklit të trajnimeve për grupet e menaxhimit të riskut që ka përfshirë deri më tani 10 bashki partnere të projektit Korçë, Shkodër, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Berat, Ura Vajgurore, Devoll, Mirditë, Gramsh.
Koordinatorët e riskut janë njohur me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira në fushen e menaxhimit të risqeve bazuar në objektivat dhe proceset e punës së organizatës; mbi metodat që përdoren për identifikimin, vlerësimin deri në ndërtimin dhe monitorimin e planeve për menaxhimin e risqeve. 
Trajnimi vazhdon me mbështetjen online dhe takime të dedikuara me koordinatorët e riskut për hartimin e manualeve të procedurave të punës dhe planeve të menaxhimit për risqet e identifikuara dhe vlerësuara nga grupet e menaxhimit të riskut në secilën bashki.