Skip to main content

Takimi në Zoom: Diskutim për problematikat e 18 bashkive partnere në lidhje me udhëzimet e menaxhimit financiar

Një diskutim i frytshëm me përfaqësuesit e 3 departamenteve të Thesarit, Buxhetit dhe Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm si dhe të Kontabilitetit te Ministrisë së Financave dhe Ekonomise. 

Në fokus ishte problematika e identifikuar në bashkitë partnere gjatë zbatimit të udhëzimeve të MFE (i) për Kontabilitetin dhe Raportet Financiare, (ii) mbi vështirësitë financiare të njësive vendore dhe (iii) për monitorimin dhe raportimin e detyrimeve të prapambetura.
Fokus të veçantë kishte tema në lidhje me parimin për një unifikim të trajtimit të konceptit të detyrimeve financiare të prapambetura, vecanërisht lidhur me njohjen në kontabilitet dhe raportimin e tyre si të tilla bazuar në rastet specifike të referuara në Ligjin 48/2014. 

Gjithashtu nuk mbeti jashtë vëmendjes disa teknika kontabël dhe qartësimi i institucioneve vendore lidhur me paraqitjen e informacionit në pasqyrat financiare vjetore dhe proçesin e konsolidimit të pasqyrave financiare në nivel bashkie (si entitet/ njësi publike). 
Hapi i radhës është organizimi i takimeve rajonale me të gjitha bashkitë për trajnimin lidhur me raportimin financiar periodik dhe vjetor.