Projekti “Financat Lokale” financuar nga SECO/Ambasada Zvicerane, mbështeti Ministrinë e Financave në vlerësimin e statusit të vështirësive financiare për 73 NJVQV-të në vitin 2024.
Detyrimet e prapambetura janë 3.25 miliard lekë ose 4.26% të shpenzimeve faktike vendore.
3 bashki konstatohen në vështirësi financiare, 5 bashki me probleme financiare, 47 bashki pa probleme dhe 6 bashki në situatë të mirë financiare.
29.21% e detyrimeve janë per investime, 60.9% shpenzime korrente dhe 9.89% vendime gjyqësore.
Krahasuar me një vit më parë stoku i detyrimeve ka rënë me 32.3% ose 1.55 miliard lekë.