Skip to main content

Trajnim i Auditeve të Brendshëm të Bashkive me temë “Auditimi i sistemit te menaxhimit te aktiveve vendore”.

Në kuadrin e projektit të Financave Lokale, ekipi i LFP në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë pati një trajnim të suksesshëm në qytetin e Shkodrës. Auditimi dhe kontrolli i brendshëm janë një nga 3 temat ku është përqëndruar vëmendja e projektit LFP.

Rritja e kapaciteteve të Bashkive në fushën e auditimit të brendshëm mbi baze risku është një nga prioritetet e projektit Financat Lokale, SECO për vitet 2021-2022. Në këtë kuadër ekipi i projektit po zhvillon trajnime profesionale të auditëve të brendshëm të bashkive mbi baza rajonale në bashkëpunim me ekipin e drejtorisë së harmonizimit të auditimit të brendshëm ne Ministrinë e Financave.

U trajnuan 27 ekspertë Auditues të Brendshëm të bashkive nga qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës që u mblodhën në Shkodër në datat 14-17 shtator për të trajtuar auditimin mbi bazë risku të sistemit të aktiveve vendore.

Grupet tematike, me mbështetjen e ekspertëve,  trajtuan raste të ndryshme studimore të lidhura ngushtë me praktikën që nga planifikimi i auditimit deri në komunikimin e rekomandimeve tek menaxhimi i bashkisë për përmirësimin e procesit të menaxhimit të aktiveve dhe propozimin e masave shtese per trajtimin e risqeve të lidhura.

Aktiviteti u shoqërua edhe me shkëmbimin e ideve dhe rasteve që hasen në punën e përditshme nga audituesit. 

Në vijim ekipi i projektit planifikon të vijojë me zhvillimin e trajnimeve rajonale të auditeve të brendshëm në Korcë, Gjirokastër dhe Tiranë.

 

Bashkangjitur fotot nga aktiviteti dhe agjenda e takimit.