Ekipi i Projektit të Financave Lokale vazhdon trajnimet dhe takimet tematike për menaxhimin e riskut mbi bazë procesesh gjatë qershorit me drejtuesit e lartë dhe me koordinatorët e riskut të Bashkive Lushnje, Pogradec dhe Tropojë.
Për tu përmendur në mënyrë të vecantë janë diskutimet mbi proceset e punës, çështje të vlerësimit dhe risqet e lidhura me menaxhimin e aktiveve vendore. Opsione të ndryshme vendimarrje janë konsideruar për reduktimin ose parandalimin e ngjarjeve të padëshiruara që mund te çojnë në një menaxhim joefektiv, qasje të paautorizuar deri në humbje të aktiveve vendore.

