Skip to main content

TRAJNIME RAJONALE

PBA 2023-2025 dhe INSTRUMENTI I PLANIFIKIMIT FINANCIAR

Gjatë muajve Prill-Maj 2022, ekipi i Financave Lokale në bashkëpunim me DFV/MFE zhvilloi katër trajnime dy ditore rajonale me të gjitha NJVQV.  Tematika e këtyre trajnimeve ishte prezantimi dhe përdorimi i Instrumentit të Planifikimit Financiar (IPF) si dhe procesi i përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA 2023-2025).

 

Rreth 150 drejtues të Buxhetit dhe Financës dhe drejtues të Ekipeve të Menaxhimit të Programeve nga 73 NJVQV të organizuar në katër qendra rajonale trajnimi (Pogradec, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës) për dy ditë u njohën me specifikat e procesit të përgatitjes së PBA 2023-2025, ndryshimet e bëra në Instrumentin e Planifikimit Financiar; si dhe u angazhuan në përdorimin e këtij instrumenti duke përdorur një shembull praktik.

 

Një vëmendje të veçantë gjatë dy ditëve të trajnimeve zunë diskutimet dhe sqarimet e ilustruara me shembuj konkretë në lidhje përcaktimin e qëllimeve të politikës së programeve, objektivave afatmesme, treguesve respektivë të matjes së përformancës si edhe produkteve (shërbimeve publike) dhe kostimit të tyre.

 

Këto trajnime pasuan asistencën që ekipi i Financave Lokale i dha MFE gjatë muajve Nëntor 2021 – Shkurt 2022 për rishikimin thelbësor të Instrumentit të Planifikimit Finanicar të ndërtuar për përgatitjen e PBA 2023 – 2025. Rishikimet në IPF synuan së pari që hapat për plotësimin e IPF të ndjekin rrjedhën e procesit të përgatitjes së PBA dhe të finalizohen me përgatitjen e Dokumentit të PBA në përputhje me kërkesat ligjore dhe nevojat për vendimbarrje nga KB.  Instrumenti i rishikuar, i ndërtuar tashmë si një instrument menaxherial (dhe jo thjesht raportues) kërkon tashmë gjenerimin informacionit për një sërë kërkesazh të reja të prezantuara në udhëzimet vjetore të përgatitjes së PBA gjatë 2-3 viteve të fundit, ku më të rëndësishmet janë informacionet në lidhje me planifikimit të performancës dhe planifikimin e shpenzimeve të programeve buxhetore bazuar në produkte (shërbime publike).  Ky IPF i rishikuar përbën tashmë një gurët e parë të themelit të sistemit të ri të menaxhimit të informacionit financiar për qeverisjen vendore (AFMIS).