Skip to main content

TRAJNIME TE ZYRTAREVE VENDORE PER ÇËSHTJE TE ADMINISTRIMIT TE DETYRIMEVE TE PAPAGUARA TATIMORE

Ne kuadrin  e asistences per permiresimin e ciklit te mbledhjes se te ardhurave, projekti "Financat Lokale" financuar nga SECO i ka kushtuar vemendje te vecante administrimit te detyrimeve tatimore te papaguara/borxhit tatimor.

Përvoja ka treguar se edhe me krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të sakta qendrore dhe vendore të të dhënave, bashkitë nuk mund të arrijne rezultate të menjëhershme sa iu përket të ardhurave, nëse autoritetet vendore nuk kanë fuqi per masa shtrenguese ose nuk janë të përgatitura për ta përdorur këtë fuqi.

Për të mbështetur strukturën e re të borxhit tatimor (në disa bashki të mëdha) dhe për të forcuar kapacitetet e stafit përgjegjës për menaxhimin e tij, Projekti Financat Lokale  ka hartuar një projekt-rregullore standarde për menaxhimin e borxhit tatimor në nivelin vendor qe eshte dhene per adoptim per cdonjeren nga bashkite partnere te projektit. Pjese e asistences për të maksimizuar mbledhjen e detyrimeve tatimore, është dhe  një paketë trajnimesh dhe asistence nga afer per permiresimin  e funksionit të borxhit tatimor.

Gjate muajit tetor cikli i trajnimeve u perqendrua ne bashkite Tirane dhe Durres ku tre sesione trajnimi perfshine respektivisht 37 zyrtare tatimore te Bashkise Tirane  dhe 16 zyrtare te Bashkise Durres. Diskutime aktive u zhvilluan gjate diteve te trajnimit, ne lidhje me zbatimin e procedurave ligjore per mbledhjen e detyrimeve te papaguara dhe ballafaqimit me problematikat e  punes se perditshme. Ekspertiza teknike e ndare gjate trajnimit dhe ne vazhdim  synon rritjen e  nivelit  te kuptueshmerise ligjore dhe pergjegjshmerise se zyrtareve vendore per ndermarrjen e hapave ligjore per mbledhjen e detyrimeve te papaguara.