Skip to main content

Trajnimet e koordinatorëve të riskut të Bashkive për “Menaxhimin e risqeve mbi bazë procesesh”

Rritja e kapaciteteve të Bashkive në fushën e menaxhimit të riskut është një nga prioritetet e projektit Financat Lokale për vitet 2020- 2021.

 

Dyqind koordinatorëve të riskut të bashkive partnere të projektit, i shtohen edhe 15 koordinatorë risku të drejtorive të bashkisë Sarandë, të trajnuar nga ekipi i projektit në datat 1 dhe 2 Korrik 2021.

 

Diskutimit mbi procesin dhe risqet e menaxhimit të aktiveve vendore, iu shtua edhe analiza e risqeve të lidhura me menaxhimin e projekteve, planifikimi i masave shtesë për parandalimin/reduktimin e tyre dhe raportimin tek menaxhimi per progresin e zbatimit te masave.