Skip to main content

Vazhdojnë Trajnimet Rajonale të Audituesve të Brendshëm të Bashkive me temë “Auditimi mbi bazë risku i sistemit të menaxhimit të aktiveve vendore”.

Organizatave pa funksion të Auditimit të Brendshëm u mungon një element kyç i qeverisjes së mire. Ato shpesh nuk kanë një pasqyrë të plotë dhe objektive për efektivitetin e menaxhimit të riskut, kontrolleve të brendshme dhe proceseve të qeverisjes, si dhe vlerësimin për përmirësimin e tyre. Pra përmirësimi i sistemit të menaxhimit dhe kontrollit të bashkive, kërkon detyrimisht një funksion efektiv të Auditimit të Brendshëm.

Audituesi i Brendshëm luan rolin e nje partneri të rëndësishëm që ndihmon drejtuesit e bashkisë të përmbushin objektivat e tyre duke sjellë një përqasje sistematike dhe të disiplinuar në vlerësimin e kontrolleve, përmirësimin e menaxhimit të riskut dhe proceseve të qeverisjes.

Prandaj çertifikimi dhe mirëmbajtja e kapaciteteve në fushën e auditimit të brendshëm është e rëndësishme dhë kryhet në mënyrë të vazhdueshme. Ekipi i  Projektit “ Financat Lokale” i financuar nga SECO/ Qeveria Zvicerane në bashkëpunim me Ministrinë e Financave sapo ka përmbyllur me sukses dy trajnime të suksesshme mbi baza rajonale të mbi 56 audituesve të brendshem të bashkive të vendit në qarqet Elbasan, Korce, Tirane, Durrës, Berat. 

Në ditën e parë të trajnimeve u prezantuan dokumentet që duhet të miratojë dhe zbatojë menaxhimi i bashkisë lidhur me procesin e rëndësishëm të menaxhimit të aktiveve vendore dhe planet e trajtimit të risqeve të lidhura me to. Theksi u vu tek roli i audituesit të brendshëm për të sjellë vlerë të shtuar në bashkinë ku ai bën pjesë, duke balancuar sherbimet e keshillimit për menaxhimin nga njera ane dhe dhënien e sigurise objektive nga ana tjetër tek menaxheret ekzekutive dhe kryetari nese veprimet dhe rezultatet jane në pajtim me rregulloret, nëse këto te fundit janë të përshtatshme për arritjen e objektivave dhe nëse janë zbatuar apo jo sic duhet. Pavaresia e AB nënkupton pavaresinë brënda bashkisë, por jo pavaresinë nga bashkia për shkak se jane pjese e vetë organizatës.

Në ditët pasuese u prezantuan procedurat që ndiqen në fazën e planifikimit strategjik dhe operacional për të përfshirë faktorët e riskut, si përcaktues të gjithë punës audituese që vjen më pas, deri në adresimin e rekomandimeve tek Kryetari dhe subjektet e audituara. Duke e orientuar punën audituese në çështje që shqetësojnë realisht si menaxhimin ashtu edhe perfituesit e sherbimeve vendore, vlera e shtuar e auditimit te brendshëm rritet edhe më shumë në dobi të të gjitha palëve. Grupet tematike, me mbështetjen e ekspertëve të projektit, trajtuan raste të ndryshme studimore të lidhura ngushtë me praktikën që nga planifikimi i auditimit deri në komunikimin e rekomandimeve tek menaxhimi i bashkisë për përmirësimin e procesit të menaxhimit të aktiveve dhe propozimin e masave shtese per trajtimin e risqeve të lidhura. Aktiviteti u shoqërua edhe me shkëmbimin e ideve dhe rasteve që hasen në punën e përditshme nga audituesit.

Këto trajnime kanë filluar në muajin Shtator dhe do të kompletohen në muajin Nëntor me certifikimin e të gjithë audituesve të 61 bashkive të vendit në auditimin mbi bazë risku të proceit të menaxhimit të aktiveve vendore.