Skip to main content

WORKSHOP RAJONAL NË ELBASAN ME DREJTUES DHE SPECIALISTË TË TË ARDHURAVE VENDORE TË BASHKIVE TË QARKUT ELBASAN PËR “IDENTIFIKIMIN DHE MENAXHIMIN E RISQEVE NË PLANIFIKIMIN DHE ADMINISTRIMIN E TË ARDHURAVE VENDORE”.

Përfaqësues të gjashtë bashkive të Qarkut Elbasan u mblodhën në Elbasan në datën 9 Qershor së bashku me përfaqësuesit e ekipit të projektit “Financat Lokale, SECO” për të diskutuar mbi procesin e menaxhimit të të ardhurave vendore me fokus risqet kryesore që cënojnë parashikimin realist të të ardhurave dhe mbledhjen e tyre.

Gjatë diskutimit të risqeve për planifikimin e të ardhurave, një vend të veçantë zuri parashikimi nga  Taksa e Ndikimit në Infrastrukture për ndërtimet e reja dhe ato në proces legalizimi, çështjet kryesore për tu konsideruar për një planifikim realist me qëllim shmangien e situatave me potencial në krijimin e vështirësive financiare për NJVV.

Më tej u vazhdua me analizën e risqeve të lidhura me përdorimin e agjentit tatimor nga bashkia, që konkludoi me përcaktimin e mënyrës institucionale të caktimit të agjentit, te drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta që duhet të jenë në marrëveshjen e shërbimit midis palëve, dhe masat shtesë që mund të ndjekë drejtuesi i të ardhurave vendore gjatë zbatimit të marrëveshjes.  Analiza e risqeve të lidhura me agjentin tatimor-Ndërmarrjet Ujësjellës Kanalizime- si një proçes në zhvillim, merr nje rëndësi të veçantë në situatën aktuale të reformës për rajonalizimin e këtyre ndërmarrjeve.