Komponenti i dytë synon të promovojë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis bashkive në të tre komponentët e projektit. Ndërkohë që në fazën e parë projekti ishte fokusuar në ngritjen e kapaciteteve në 18 bashki përmes asistencës direkte dhe trajnimeve me tematika të përbashkëta. Në fazën e dytë, projekti do ta zgjerojë mbështetjen për të forcuar kapacitetet e MFP-së për të 61 bashkitë, nëpërmjet zëvendësimit të asistencës direkte me mekanizmat e shkëmbimit të njohurive, ndarjes së eksperiencave dhe komunikimit midis bashkive. Qasja e fazës së dytë do të bazohet në katër drejtime kryesore:
i) Trajnimet direkt nga projekti dhe shkembimi i njohurive mbi baza rajonale (peer learning)
ii) Kurse trajnimi në bashkëpunim me ASPA dhe MFE
iii) Shkëmbim të njohurive nëpërmjet “Platformës Elektronike për MFP për Qeverisjen Vendore”
iv) Shkembim i njohurive në network (rrjet) në bashkëpunim me shoqatat e bashkive.