Nën komponentin e Planifikimit Strategjik dhe Menaxhimit të Buxhetit, projekti ofron mbështetje teknike për bashkitë partnere në:
1. Përmirësimin e proçesit të programimit buxhetor afatmesëm (PBA) dhe buxhetit vjetor në drejtim të institucionalizimit të këtyre proçeseve brenda bashkive; forcimin e rolit manaxherial dhe kapaciteteve të nevojshme teknike për përmbushjen e këtij proçesi; si edhe të përmirësimit të cilësisë së dokumentave të buxhetimit.
2. Përmirësimin e buxhetimit me programe dhe indikatorëve të performancës duke përqëndruar asistencën në trajninimin dhe punën direkte me ekipet e manaxhimit të programeve, si dhe përgatitjen e guidave dhe shembujve ilustrues për prezantimin e informacionit të performancës së programeve.
Një vëmendje të vecantë në këtë komponent, projekti po i kushton mbështetjes së vazhdueshme për Departamentin e Financave Vendore në Ministine Financave dhe Ekonomise për përmirësimin e kuadrit rregullator të proçeseve të PBA dhe Buxhetit Vjetor, kryesisht në drejtim të përmirësimit të udhëzimeve vjetore dhe standarte të PBA, përgatitjen e paketave me materiale trajnuese për stafet e bashkive si dhe kryerjen e analizave periodike në lidhje me financat vendore.
AKTIVITETET MË TË FUNDIT NË LIDHJE ME KOMPONENTIN: