Nën komponentin e Menaxhimit të të Ardhurave, projekti ofron suport teknik në:
i) përmirësimin e planifikimit dhe parashikimit të të ardhurave të veta duke përfshirë analiza periodike krahasimore për çdo burim të ardhurash si dhe identifikimin dhe menaxhimin e risqeve përkatëse,
ii) përmirësim të performancës së administrimit të taksave lokale ku aktivitetet kryesore fokusohen në:
Asistencë teknike për rishikimin e rregulloreve dhe akteve normative që lidhen me administrimin e taksave e tarifave vendore, përfshirë Paketat Fiskale; mbështetje për të zbatuar sistemin e ri të taksës së pasurisë bazuar mbi vlerën duke përfshirë këtu asistencë për agjentët e taksave; mbështetje për përmirësimin e administrimit të detyrimeve të prapambetura/borxhit tatimor si dhe përmirësimin e Shërbimit ndaj Taksapaguesve për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin në përmbushjen vullnetare të detyrimeve.
Në bazë të nevojave specifike të çdo bashkie partnere, mbështetja do të ofrohet në formë asistence teknike dhe trajnimi individual si dhe trajnimi rajonal me përfshirjen e disa Bashkive duke inkurajuar komunikimn dhe ndarjen e eksperiencave midis tyre.