Skip to main content

1.3. Kontrolli Brendshëm

Kontrolli i brendshëm është proçesi integral i sistemit të menaxhimit dhe i auditimit të brendshëm, për të siguruar që fondet publike përdoren në përputhje me objektivat e përgjithshme të qeverisjes dhe në funksion të përmbushjes së misionit të njësisë. Këto objektiva janë:
(i) zbatimi i rregullt i etikës, efikasitetit, efektivitetit dhe ekonomisë gjatë kryerjes së aktiviteteve të njësisë;
(ii) përmbushja e detyrimeve të llogaridhënies;
(iii) përputhshmëria me ligjet dhe rregulloret,
(iv) përgatitja e informacioneve operative e financiare të besueshme e të plota;
(v) ruajtja e aktiveve publike kundrejt humbjes, dëmtimit dhe keqpërdorimit.

Ai përfshin të gjitha politikat, procedurat, veprimtaritë dhe kontrollet  nëpërmjet të cilave planifikohen burimet financiare, menaxhohen dhe kontrollohen  të ardhurat, shpenzimet,  aktivet dhe detyrimet e njësive publike.

Nën komponentin e “Kontrollit te Brendshem, Auditimit dhe Raportimit Financiar”, projekti ofron mbështetje teknike për njësite e Vet-Qeversisjes Vendore për:
(i) Rritjen e përgjegjësisë menaxheriale të drejtuesve bashkiake dhe përmirësimin e kapaciteteve gjatë procesit të vetëvleresimit të cilësisë së komponentëve të kontrollit të brendshëm në bashki;
(ii) Futjen e procesit të menaxhimit të riskut në bashki nëpërmjet ngritjes së ekipeve të koordinatoreve të riskut, trajnimit / mentorimit të tyre për identifikimin, vlerësimin dhe adresimin e ngjarjeve të riskut që pengojnë realizimin e objektivave të bashkisë;
(iii) Vlerësimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe mbështetjen për rishikimin/hartimin e rregulloreve të brëndshme dhe manualeve të proceseve;
(iv) Rritjen e kapaciteteve profesionale të financierëve për krijimin e raporteve financiare periodike dhe vjetore duke respektuar parimet kryesore të besueshmerise së informacionit, të plotesise, relevances dhe krahasueshmerise;
v) Rritjen e kapaciteteve profesionale të Auditorëve të Brendshëm në rolin e tyre për të mbështetur menaxhimin në përmirësimin e efikasitetit të komponenteve te sistemit të kontrollit të brendshëm te bashkive.